Dimensions
111 x 178 x 14mm
Fundi i viteve nentedhjete. Nje "i huaj", student enigmatik i arratisur nga Kosova ne Shqiperi gjate kohes se diktatures, martohet me Doruntinen, nje vajze nga veriu i Shqiperise dhe largohet me te diku ne Perendim. Nje gjimnazist, i cili, po aq te thelle sa dashuria platonike per Doruntinen, ushqen dashuri edhe per Kosoven, e perjeton kete ngjarje si nje padrejtesi, jo si simbol i bashkimit te enderruar gjate. Dhjete vite me vone, niset ne kerkim te vajzes se zemres, te giysmes se tij te humbur. Udhetimi i tij ne Kosove, fill pas luftes, edhe pse i shkurter eshte i mbushur me emocione te forta, halucinacione delirante, mikrodrama rrenqethese dhe takime me personazhe nga me te pabesueshmit. Ky rrefim me intensitet eshte nje pasqyre dramatike e atyre diteve te medha historike, mbushur me shtresezime simbolike mbi konfliktin serbo-shqiptar dhe sidomos te percarjes se rende dhe tronditese mes shqiptareve. Ne kete roman, Arber Ahmetaj ngre serish pyetje, luan me mitet, legjendat, vdekjen, jeten dhe dashurine!